Emri i Cristiano Ronaldos nuk u shkrua në listën e golashënuesve të Portugalisë, në fitoren 2-3 në Split të Kroacisë.

Vendasit ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 59-të, kur Marco Rog u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mateo Kovaçiq, në minutën e 29-të.

Portugezët barazuan me anë të mbrojtësit të Manchester Cityt, Ruben Dias, në minutën e 52-të.

Tetë minuta më vonë, Joao Felix, kaloi në epërsi mysafirët.

Por Kovaçiq barazoi rezultatin vetëm pesë minuta më vonë.

Mbrojtësi i Cityt, Ruben Dias, me golin e dytë personal në këtë ndeshje, shënoi për fitoren e Portugalisë në minutën e fundit të kohës së rregullt./VAR Kosova/