Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Sllovenisë dhe Përfaqësueses së Kosovës me rezultatin baras pa gola, 0:0.

Kosova ishte me fat që nuk pësoi gol pas një veprimi tejet të dobët nga ana e portierit Aro Muric.

Muric bëri një dalje të gabuar duke e vendosur tërë mbrojtjen e Kosovës në lajthitje, por shpëtoi pasi në vendin dhe momentin e duhur ishte kapiteni Amir Rrahmani, i cili shpëtoi golin e sigurt.

Në sulm nuk krijoi asgjë, pasi Sllovenia bënte presion të madh në mesfushë duke mos lejuar i hapësira Vedat Muriqit.

“Dardanët” po përballen me Slloveninë në Ljublanë në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupin C3 të Ligës së Kombeve.

Pas humbjes 2:1 nga Shqipëria në miqësore, skuadra e Bernard Challandes synon vetëm tri pikë sonte.