Real Madridi ka arritur të mposht Interin me rezultat 3-2 në një ndeshje të bukur me shumë raste.

Ndeshja nisi mirë për Real Madridi që kishin rast që në minutën e katërt, por goditjen e Marco Asensios e priti Samir Handanovic.

Interi kishte rastet e veta në fillim të ndeshje, ku veçohet shtylla e goditur nga Nico Barella në minutën e 10-të.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 25-të, ku ishte Karim Benzema që shënoi gol të bukur, por që erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e Interit.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Ishte Sergio Ramos që fluturoi më së larti për të gjetur topin, duke shënuar me kokë për 2-0 në minutën e 33-të.

Por nuk vonoi shumë dhe Interi u kthye në lojë. Një aksioni i bukur i Barellas dhe Lautaros i cili goditi bukur për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa edhe pjesa e dytë solli emocione.

Interi barazoi shifrat në minutën e 68-të të ndeshjes, kur Ivan Perisic iu përgjigj mirë një pasimi të Lautaro Martinez (2-2).

Por Real Madridit iu duhej fitorja dhe golin e gjeti në minutën e 80-të. Zëvendësuesit Rodrygo dhe Junior Vinicius kombinuan bukur, ku i pari shënoi për 3-2.

Interi tentoi deri në fund të shënojë golin e barazimit, por që nuk arriti ta gjejë.

Real Madridi tani ka katër pikë, ndërsa Interi dy.