Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja është shprehur i lumtur me fitoren e sotme.

“Ishte një ndeshje për t’i vlerësuar për të rinjtë”, ka thënë Reja në “TVSH”.

“Kosova ka një skuadër të mirë, dhe kemi bërë një punë të mirë, le të shkojmë përpara”, tregoi ai.