Ka përfunduar takimi ndërmjet Napolit dhe Sassuolos, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Napoli ka pësuar humbje 0:2 në shtëpi nga Sassuolo me golat e Locatellit dhe Lopez, të cilët realizuan golat në minutat 58-të dhe 95 të takimit.

Për skuadrën e drejtuar nga Gattusso, u paraqit për 70 minuta lojë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Kurse, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani e ndoqi ndeshjen nga stoli, për shkak se nuk u aktivizua fare në këtë takim.

Me këtë humbje, Napoli bie në vendin e pestë, kurse Sassuolo ngritet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Milani që gjendet në vendin e parë.