Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pas lajmit të publikuar në faqen zyrtare të Federatës të Futbollit të Kosovës rreth rastit është shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
“Po, është e vërtetë që përzgjedhësi Challandes dhe një nga ekonomët e Përfaqësueses sonë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata janë izoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë Salihu.

Challandes do të mungojë sot në bankinën e Kosovës në ndeshjen miqësore me Shqipërinë, që do të zhvillohet sot me fillim të orës 16:00, ndërsa “Dardanët” do të udhëhiqen nga ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti.



























