Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sot zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme ku ballafaqohet me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 dhe në Prishtinë zbret Suedia, fituesen e katër titujve të Botës, katër të Evropës dhe të katër medaljeve të argjendta olimpike.

“Djemtë tanë janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën e mundshme. Kjo kërkohet prej tyre.Të gjithë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës.

Kosova – Suedia 17:00 në RTV 21”, ka shkruar faqja zyrtare e hendbollit.

Të kujtojmë Kosova këto eliminatore I nisi me humbje ku u mposht në Podgoricë nga Mali i Zi.

Image