Kroacia nuk ka arritur të shënojë asnjë gol sonte në përballjen me Suedinë.
Vendasit i shënuan dy gola në portën kundërshtare dhe një në portierit të tyre.
Ylli i Juventusit, Dejan Kulusevski, e hapi serinë e golave në minutën e 36-të.
Në fund të pjesës së parë, vendasit shënuan edhe golin e dytë. Marcus Danielson shënoi për 2-0.
I njëjti futbollist shënoi përsëri, por herën e dytë në portën e tij.
Ishte minuta e 82-të e ndeshjes, kur Danielson shënoi autogol, për t’i dhënë shpresë kroatëve për të paktën një barazim.
Mirëpo ky autogol, ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje./VAR Kosova/