Përfaqësuesja e Kosovës të hënën që vjen grumbullohet për tri ndeshjet e nëntorit, fillimisht me Shqipërinë që luan miqësore me 11 nëntor, e pastaj dy kualifikueset në Ligën e Kombeve me Slloveninë dhe Moldavinë.
Megjithatë, edhe ky grumbullim sikur ai i kaluari pritet të jetë me telashe për Kosovën.
Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada nuk do të lejohet të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra gjermane FC St. Pauli.
“Paqarada do të qëndrojë në Hamburg pas konsultimeve me zyrtarët e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Paqarada nuk është futbollisti i vetëm që do t’i mungojë Kosovës, pasi edhe Milot Rashica nuk e ka pasur lejen e klubit për të udhëtuar me ‘Dardanët’.