Koronavirusit nuk i ka shpëtuar as trajneri i Kosoëvs, Bernard Challandes. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës.

FFK ka njoftuar se pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.