Florian Marku ka fituar meçin në raundin e parë ndaj boksierit anglez, Muma Mweemba.

Pas ndeshjes, Marku deklaroi se e ka mbajtur fjalën se do ta fitonte meçin.

“Kjo është jeta ime. Ky nuk është hobi, kjo për mua është mbijetesë. E jap tërë jetën për këtë… E kam ditur se ai do të bie në tokë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ju kam thënë dhe e mbajta fjalën”.

Marku e nisi furishëm meçin duke e goditur pa ndalur anglezin, i cili nuk arriti t’i bënte ballë.

Gjyqtari i ndeshjes ndali meçin duke ia dhuruar fitoren e shtatë Markut, në po aq meçe në karrierën si boksier profesional.

Ky meç u zhvillua pa praninë e tifozëve, të cilët pa dyshim i kanë munguar boksierit shqitpar. /VAR Kosova/