Skuadra nga kryeqyteti italian Lazio, ka fituar si skuadër mysafire kundër Crotones.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, që ishte në Kosovë në fitoren kundër Moldavisë, nuk u paraqit në këtë ndeshje.

Në fitoren 0-2 të Lazios, shënuan dy sulmuesit e tjerë të skuadrës italiane.

I pari shënoi kapiteni Ciro Immobile në pjesën e parë të ndeshjes.

Sulmuesi tjetër, argjentinasi Joaquin Correa shënoi në minutën e 58-të./VAR Kosova/