Kosova është me fat që këtë vit nuk ka më asnjë ndeshje për ta zhvilluar, pasi nuk do të mund të llogariste në shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi.
Sulmuesi i skuadrës italiane Lazio, ka pësuar një lëndim së fundi. Muriqi të premten bëri një vizitë mjekësore në qendrën “Paideia”.
Rezultatet e para nuk janë aspak të mira për të ku pritet të mungojë të paktën për dy javë.
Prizrenasi është ende në kërkim të golit të parë me Lazion, pasi u transferua nga Fenerbahçe për 18 milionë euro.
Ai ka luajtur në tre ndeshje në Ligën e Kampionëve si dhe në disa ndeshje në Serie A, por deri më tash nuk ka arritur të realizojë.