Sulmuesi 18-vjeçar i Borussia Dortmund, Giovanni Reyna, ka shënuar gol në ndeshjen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Panamas.
Reyna shënoi gol në minutën e 18-të të ndeshjes nga gjuajta e lirë.
Sulmuesi amerikan arriti që ta dërgoi topin poshtë këmbëve të murit mbrojtës.
Në këtë mënyrë kanë shënuar edhe futbollistë të tjerë.
Një gol të ngjashëm e kishte shënuar një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, Ronaldinho.
Ishte viti 2006 kur braziliani kishte shënuar kundër skuadrës gjermane, Werder Bremen në ndeshjes e Ligës së Kampionëve./VAR Kosova/