“Dardanët” janë rikthyer në Prishtinë për të stërvitur sot para ndeshjes me moldavët, ndërsa nesër do të mbahen konferencat për shtyp dhe stërvitjet para ndeshjes së të mërkurës.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Kombëtares para ndeshjes me Moldavinë, e cila do të zhvillohet të mërkurën.
“Dardanët” mbrëmë e zhvilluan ndeshjen me Slloveninë në Ligën e Kombeve, ndërsa sot do t’ju kthehen stërvitjeve të lehta, duke filluar nga ora 17:30.
Të martën, Kosova do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore nga ora 17:30, ndërsa konferenca për shtyp do të mbahet në orën 17:00.
Sa i përket Kombëtares moldave, stërvitja e tyre do të mbahet në orën 19:00, ndërsa konferenca për shtyp paraprakisht, duke filluar nga ora 18:30.
Kosova dhe Moldavia do të përballen në mes vete të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.