Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B. Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.

Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Derisa trajneri i Spanjës, Luis Enrique nuk ka folur për Kosovën duke e cilësuar Suedinë si rivalin e vetëm të rrezikshëm, trajneri suedez Janne Anderssen, ka thënë se e njeh goxha mirë Kosovën.

“Me Kosovën jemi takuar një herë në janar në Katar dhe e kemi fituar atë ndeshje. Ata kanë disa lojtarë që luajnë në Suedi”, theksoi Andersen për “aftonbladett.se”.

Ndeshjet luhen vitin e ardhshëm dhe nisin në muajin mars.