Manchester City e ka mposhtur 4-1 Arsenalin për të kaluar kështu në gjysmëfinale të EFL Cup.
Pas vetëm tre minutash loje në Emirates, Citizens kaluan në epërsi me anë të Gabriel Jesusit që u asistua nga Oleksandr Zinchenko.
Por, kur kishte kaluar më shumë se gjysmë ore lojë, Arsenali i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Alexandre Lacazettes (31′), që mori një top të mirë nga Martinelli.
Në pjesën e dytë, City i Pep Guardiolës ishte i pamëshirshëm, duke shënuar tre gola të tjerë.
Riyad Mahrez fillimisht e riktheu epërsinë për skuadrën e tij me golin e shënuar në minutën e 55-të.
Katër minuta më vonë, Phil Foden e shënoi golin e tretë për Citizens me një asistim nga Fernandinho.
Për ta vulosur fitoren e skuadrës mysafire u përkujdes Aymeric Laporte që shënoi në minutën e 73-të, me Foden që ishte asistues.
Kjo fitore e thellë e Cityt mjaftoi që ata të kalonin në gjysmëfinale, derisa do të presin kundërshtarin e radhës.