Futbolli spanjoll luan këtë të martë disa nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 15-të e cila do të mbyllë edhe këtë vit kalendarik të La Ligas, për t’u rikthyer më pas në fillim të janarit. Sfida më e rëndësishme e kësaj jave do të luhet në San Sebastian me Real Sociedadin që do të presë në shtëpi kryesuesit e Atletico Madrid. Ndeshje shumë e vështirë kjo për skuadrës së Diego Simeones pavarsisht formës së dobët që ka shfaqur Sociedad në javët e fundit dhe që ka bërë që skuadra baske të zbresë nga vendi i parë në të 3-in. 5 javë pa fitore ka Real Sociedad ndërkohë që Atletico në fundjavë rigjeti sulmuesit në fitoren ndaj Elches, teksa shënuan Suarez dhe Diego Costa.
Në mbrëmje në orën 22:00, Barcelona do të sfidojë në transfertë Real Valladolid, një ndeshje të cilën Messi me shokë duhet ta fitojnë me çdo kusht nëse duan të mbajnë ende ndonjë shpresë të vogël për titull. Më herët në, në orën 17:30 Valencia do të presë në Mestalla, Sevillan në një ndeshje delikate për të dyja skuadrat por sidomos për miqtë të cilët synojnë zonën Champions dhe në javët e fundit kanë humbur disi terren dhe e shikojnë veten 5 pikë larg Villarealit edhe pse duhet theksuar që andaluzianët kanë zhvilluar dy ndeshje më pak.