Edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina gjeti kohë për t’i uruar fansat e skuadrës për mbështetjen që ja kanë dhënë skuadrës gjatë gjithë vitit, teksa dhe edhe premtime të mëdha.

Sipas shefit të shtabit teknik të skuadrës nga Podujeva, Llapi do të jetë shumë shpejtë klubi më i madh në shqiptari, teksa po i njejti shpreson se viti 2021 do jetë vit i sukseseve dhe i realizimit të synimeve.

Postimi i plotë:Të dashur llapjanë,Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2020, dua t’iu falenderoj për mbështetjen e parezervë, bashkëpunimin e ndërsjelltë si dhe respektin që kishit dhe vazhdoni ta keni për mua.Ky vit ishte shumë i vështirë shkak pandemia globale COVID-19, e cila na vështirësoi punën dhe takimin me ju në ulëset e stadiumit në të cilin pres të riktheheni nga edicioni pranveror, pasi pa ju unë si trajner dhe skuadra e kemi më të vështirë të luajmë sepse mbështetjen e gjejmë gjithnjë tek ju.Shpresoj që viti i ri 2021 të jetë vit i sukseseve të përbashkëta, i punës së mirë dhe realizimit të projekteve e synimeve tona. Unë jam krenar që udhëheqi klubin më të madh dhe me traditë në vend, ku shumë shpejt K.F. Llapi do të jetë klubi më i madh në shqiptari.Urime festat e fundvitit, shëndet e lumturi për të gjithë ju dhe familjet tuaja.I juaji Tahir Batatina