Ish trajneri i Manchester United dhe 11 klubeve të tjera, Tommy Docherty, ka ndërruar jetë sot në moshën 92 vjeçare.

Docherty udhëhoqi klube të njohura angleze si Manchester United, Chelsea, Aston Villa dhe Derby, si dhe ishte trajner i Kombëtares së Skocisë.

Ish lojtari i Prestonit, udhëhoqi Manchester United drejt triumfit në FA Cup ndaj Liverpoolit në vitin 1977.

Docherty ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në shtëpinë e tij në veri-perëndimi të Anglisë.

Lajmin e bëri publik familja e tij, e cila kërkoi për privatësi në këtë moment të vështirë.