Bayern Munich e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në “Allianz Arena”, bavarezët janë përballur me Lokomotivën nga Moska.
Ndeshja në fjalë i takoi Bayern Munichut me rezultat të pastër, 2:0.
Nicklas Sule (’63) dhe Chuopo-Moting (’80) i realizuan golat e fitores për skuadrën e Hansi Flick sonte.
Me këtë fitore, Bayern Munichu e mbyll fazën e grupeve në grupin A me 16 pikë si lider, kurse Lokomotiva në vendin e fundit me tri pikë.
Vendi i dytë i takon Atletico Madridit me nëntë pikë, kurse i treti RB Salzburgut me katër sosh.