Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është shtruar në spital.
Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar me koronavirus, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.
Ende nuk është konfirmuar nëse Berisha ka komplikime të mëdha shëndetësore ose vetëm bëhet fjalë për ndonjë ekzaminim.