David Alaba ishte një nga lojtarët kryesor në sukseset e Bayernit sezoni e kaluar, mirpo duket se në verën e vitit 2021, ai do të largohet përfundimisht nga klubi gjerman.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe bosi i Bayernit, Karl Heinze Rummenige, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat gjermane, transmeton VAR Kosova. “Ne bëmë gjithçka çfarë ishte e mundur që të arrijmë marrëveshje me Alaban. Ne pritëm një përgjegjie përfundimtare nga ai deri në fund të muajit tetor. Ajo nuk erdhi dhe nuk e di nëse do të fillojmë negociatat përsëri. Nga 1 janari, ai është i lirë që të diskutojë me klube tjera” – u shpreh Rummenige.

Alaba ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe 9-të tituj në Bundesliga./VAR KOSOVA