Vedat Muriqi nuk di vetëm të shënojë gola në futboll. Sulmuesi kosovar është i zoti edhe në kuzhinë.
Gruaja e tij, Edibe Muriqi ka postuar në Instagram një video ku Muriqi shihet duke gatuar një kek.
Çifti po jeton jetën e re në Itali, përkatësisht në Romë, së bashku me fëmijët, djalin dhe vajzën.
Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë edhe për Vedat Muriqin, i cili mungoi në sfidën kryesore që Kosova e zhvilloi ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, si dhe aventura në Lazio nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por të gjithë po presim që 2021 të jetë një vit i suksesëve për sulmuesin dardan.