U luajt mbrëmë ndeshja Bennvento-Lazio që përfundoi në barazim 1-1, ku trajnerë të dy skuadrave janë vëllezërit Inzaghi, por lidhjet mes drejtuesve të këtyre klubeve nuk janë vetëm këtu.
Drejtori i Lazios dhe ish-sulmuesi i kombëtare sonë, Igli Tare dhe Pasquale Foggia, drejtori sportiv i Benevetos, janë njohje të vjetra me njëri-tjetrin, pasi kanë luajtur së bashku me Lazion kur ishin futbollistë.
Mesa duket marrëdhënia e tyre e ngrohtë është ruajtur dhe në ditët e sotme, pasi Tare para ndeshjes e ka treguar më shumë siç duhet dashurinë për Foggia.
Në nxehjen para ndeshjes kamerat kanë pikasur Taren, që shkund me kuptimin e parë të fjalës homologun e tij te Benevento. Është mënyrë e zakonshme e një vlonjati për të shprehur dashurinë, teksa gjatësia e tij e favorizoi jo pak për të mbajtur poshtë “kundërshtarin” e tij.