Ditë të rëndësishme për Romën. Trajneri Fonseca po mendon për largimet nga ekipi, por një fokus të veccantë meritojnë edhe rinovimet. Ai u ka bërë me dije drejtuesve se 5 lojtarë duhet të rinovojnë, pasi janë pjesë e projektit. Bëhet fjalë për Zaniolo, Ibanez, Pellegrini, Mkhitaryan dhe Mirante.
Edhe pse Zaniolo ka kaluar një periudhë të vështirë, ku për shkak dëmtimesh ka qënë më shumë jashtë sesa brenda në fushë, Klubi ka besim maksimal te aftësitë e tij. Të gjithë janë të bindur se ai është një nga më të mirët, ndaj shikohet si një “xhevahir” i ekipit.
Roma synon kualifikimin në Champions League, me sezonin e Serie A që është i gjatë.