Ka përfunduar barazim pjesa e parë e ndeshjes Bayern Munich dhe Leipzig.

Vendasit pranuan golin në minutën e 18-të, pas një gabimi të portierit Maunel Neuer.

Si rrallë herë, kapiteni bavarez gaboi në daljen e tij, për t’i mundësuar futbollistët kundërshtar që të shënojë golin e epërsisë.

Christopher Nkunku shënoi golin e epërsisë për mysafirët.

Por Bayern Munich arriti që të shënonte golin e barazimit në minutën e 30-të.

17-vjeçari anglez Jamal Musiala, shënoi gol pesë minuta pasi zëvendësoi spanjollin Javi Martinez.

4 minuta më vonë Bayerni ka arritur të kalojë në epërsi me golin e Muller.

Por epërsia ka zgjatur vetëm një minutë, pasi holandezi Justin Kluivert ka barazuar rezultatin./VAR Kosova/