Derisa jemi afër afatit dimëror, Barcelona dhe Real Madridi pritet të garojnë për një talent nga Amerika Jugore.

Dy klubet spanjolle shquhen për nënshkrime me lojtar latino amerikanë, derisa shumica prej tyre kanë dal transferime të duhura.

Sipas Don Balon, Reali dhe Barcelona janë në garë për Pepen nga Gremio, ndryshe i njohur si ‘Neymari i ri’.

Kartoni i lojtarit vlen 20 milionë euro, ndërsa katalunasit duhet që të shesin para se të realizojnë ndonjë transferim në “Camp Nou”.

Kurse, Reali i ka paratë të gatshme, por prioritet i ka rinovimet e yjeve të skuadrës që iu skadon kontrata në qershor, transmeton lajmi.

Në janar, pritet ‘luftë’ mes dy skuadrave, njësoi si për Neymarin që para disa viteve kishte zgjedhur blaugranasit.