Manchester City ka njoftuar se dy futbollistë të kësaj skuadre kanë rezultuar pozitivë në testet e bërë për koronavirus.
Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Gabriel Jesus dhe mbrojtësin anglez, Kyle Walker.
Sipas njoftimit të skuadrës angleze, të dy futbollistët do të izolohen.
Jesus dhe Walker, do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme që City do t’i zhvillojë në Premier League./VAR Kosova/