“El Pais” përmes një artikulli ka raportuar se ka mësuar nga burimet nga Këshilli i Lartë i Spanjës për Sporte se Federata e Futbollit Spanjoll është duke tentuar që të bind FIFA-në që Kosova të mos luaj me flamurin e saj.
Tutje, Spanja po dëshiron që Kosova të paraqitet nën flamurin e FIFA-s, njëlloj siç kishte bërë 2 vite më parë kur detyruan sportistët kosovarë që në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të paraqiten nën flamurin e Komitetit Olimpik.
Vlen të theksojmë që Spanja nuk e njehë Kosovën si shtet dhe gjithmonë ju shkakton problem sportistëve kosovarë