Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry nuk pranon ta shikojë Arsenalin nëse kapiten është Granit Xhaka.
Ish-anëtari i Manchester Unitedit, Patrice Evra ka zbuluar se ish sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka refuzuar ta shohë klubin e vjetër, shkaku që mesfushori Granit Xhaka ishte kapiten.
Mesfushori shqiptar nuk është duke kaluar në kohë të mirë te “Topçinjtë”, derisa mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq në humbjen (0:1) ndaj Burnleyt.
Evra duke biseduar me Sky Sports, zbuloi se Henry e kishte ftuar në shtëpi për të shikuar Arsenalin, por kur e pa se Xhaka ishte kapiten e ndali TV-në.
“Thierry Henry një ditë më ftojë në shtëpinë e tij, ai më tha ‘Do shohim ndeshjen e Arsenalit’”.
“Pamja e parë që pamë ishte Xhaka si kapiten. Thierry Henry ndali TV-në dhe më tha ‘Nuk mund të shoh që Xhaka të jetë kapiteni i skuadrës sime’”, tha legjenda e “Djajve të Kuq”.