Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA (Fedarata Angleze) për sjellje raciste për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram. Uruguajani, tashmë lojtar i Manchester United, shkroi “gracias negrito!”, në përgjigjen që i dha një fansi në një histori në Instagram dhe pastaj e fshiu shpejt komentin.

Federata javët e fundit ka kryer hetimet e veta mbi rastin dhe më pas ngriti zyrtarisht akuzën. Cavani tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të paraqitur mbrojtjen e tij para organeve të Federatës.

Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, siguroi se ishte një term dashamirës dhe se në Amerikën e Jugut nuk ka një kuptim negativ.

“Jam plotësisht kundër racizmit dhe e fshiva postimin shumë shpejt, sapo m’u shpjegua mund të interpretohet ndryshe. Unë sinqerisht kërkoj falje për këtë,” – tha Cavani në një deklaratë. Por FA ka komunikuar se lojtari akuzohet se ka shkelur një rregullore që ndalon çdo “sjellje të papërshtatshme” në rrjetet sociale, me rrethanën rënduese që i referohet “ngjyrës dhe/ose racës dhe/ose etnisë së një personi tjetër.