Juventusi ka pësuar humbje në shtëpi nga Fiorentina me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të të Serie A.
Zonja e Vjetër nuk ishte në ditën e saj më të mirë, duke pësuar që në fillim të takimit.
Ishte minuta e tretë kur Dusan Vlahovic mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.
Gjërat u bën edhe më të vështira për Juventusin kur Juan Cuadrado u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 18-të pas një ndërhyrje të rëndë lojtari të Fiores.
Në këtë pjesë lojë të dy skuadrat kishin nga një rast, por që rrjetat nuk u prekën.
Në pjesën e dytë Juve u mundua të bëjë më shumë, duke lënë hapësira prapa.
Në minutën e 57-të, Ronaldo gjeti golin, por që u anulua për pozitë jashtëloje.
Detergjentin për larjen e rrobave gjatë gjithë kohës e përdorni gabimisht: Mësoni mënyrën e duhur
Sami Lushtaku viziton familjen e Kadri Veselit në ditëlindjen e djalit tē tij
Arta Nitaj vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen provokuese në një pjesë tjetër të klipit të Butrint Imerit
Fiorentina siguri fitoren në minutën e 76-të, kur Alex Sandro shënoi në portën e tij në tentim për të larguar topin për 2-0
Nuk vonoi shumë dhe Fiore gjeti edhe golin e tretë.
Një aksion i bukur i mysafirëve, bëri që më së miri në zonë të gjendej Martin Caceres, i cili shënoi për 3-0.
Deri në fund nuk kishte shumë nga ndeshja dhe Fiore ia shkaktoi humbjen e parë këtë sezon në Serie A skuadrës së Juventusit.