Fitore me frymën e fundit, Manchester United ka mposhtur me
rezultatin 1-0 ekipin e Wolves në Old Trafford.
Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer kishte nevojë për një tore për t’u
afruar me kreun dhe diçka e tillë u arrit me emocione të forta.
“Ujqërit” u shfaqën mirë dhe u vendosën mjaft mirë në fushën e lojës.
Tentativat e sulmuesve të “Djajve të kuq” nuk u konkretizuan deri në minutën e
90’+4′.
Rashford mori një top të gjatë dhe lëvizi mirë në zonë.
Goditja e tij u devijua nga mbrojtësit dhe përfundoi në
rrjetë për 1-0. Shumë fat për skuadrën e Manchester United që koleksion 3 pikë
të tjera.
Goditje e fortë për Wolvesin e Nunos që duket në ujëra të turbullta.
Manchester United e sheh veten tashmë në vendin e dytë me 30 pikë, dy më pak se
Liverpooli. Wolves ndodhet në vendin e 12-të me 21 pikë.