Santiago Cordoba, mesfushori i Alianza Atletico në ligën e dytë në Peru, ka shënuar një gol të çmendur ditën e djeshme kundër Juan Aurich. 23-vjeçari realizoi golin që i çoi shifrat në 0-2, por vendasit më pas reaguan dhe shënuan katër gola dhe fituan me rezultatin 4-2.

Gjithsesi goli i Cordoba ka tërhequr vëmendjen, pasi mesfushori ka vrapuar për rreth 80 metra për të shënuar në portën e Juan Aurich.

Për këtë i është dashur të kalojë pesë lojtarë kundërshtarë dhe e ka bërë me sukses, sikurse edhe ka dribluar portierin e ekipit vendas dhe më pas e ka dërguar topin në rrjetë.