Ylli i skuadrës së Atalantës, Papu Gomez i ka shtuar edhe më shumë dyshimet se në janar pritet të largohet nga klubi “zikaltër”.

Pas prishjes së raporteve me trajnerin, Giasperini, Gomez duket se i ka dërguar sinjale “Zonjës së Vjetër” që mund ta transferojnë atë në afatin kalimtar të janarit.

Para fillimit të ndeshjes midis Juventusit dhe Atalantës që përfundoi 1:1, Gomez është kapur “mat” duke e kënduar himnin e Juventusit.