Transferimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lazio këtë verë kishte bërë shumë bujë në mediet italiane.

Por, deri më tani ai nuk ka arritur pritshmëritë me klubit nga kryeqyteti italian, përkundër asaj që kemi parë në skuadrën turke.

Sipas agjentit të njohur italian, Danilo Caravello ka thënë se Muriqi nuk është sulmuesi që duhet Lazios.

Madje, ai ka thënë se skuadra ideale për Vedat Muriqin është Fiorentina, që gjithashtu bënë pjesë në elitën e futbollit italian.

Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lazios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e Lazios. Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga krosetë, por kjo nuk është ajo që bën Lazio. Muriqi mund të jetë ideal për Fiorentinën. Ai është ajo që i mungon violave për të finalizuar punën e Castrovillit dhe Ribery. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lazio ka nevojë për diçka tjetër”, ka thënë Danilo Caravello.