Ish portieri i Dritës dhe Hajvalisë, Betim Halimi është duke vazhduar me paraqitje shumë të mira në Ukrainë, transmeton VAR KOSOVA.

24 vjeçari, është në sezonin e tretë me Olimpik Donetsk, por ende nuk ka marr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.

Në një pronocim për Indeksonline, ai thotë se nuk është kontaktuar asnjëherë nga trajneri Bernard Challandes por kurdo që do të ketë nevojë për ta, ai do të përgjigjet pozitivisht.

“Ende nuk më ka thirrë asnjëherë, por kjo është në dorën e përzgjedhësit. Nëse kanë nevojë për mua, gjithmonë do ta kenë derën hapur. Nuk dua që të bëjë presion, sepse nëse nuk janë të interesuar për mua s’është problem”, deklaroi Halimi.

Për shkak të formës jo të mirë të Samir Ujkanit dhe Aro Muric, ish portieri i Dritës, mendon që e ka merituar ftesën.

“Normalisht se po, ngase Ujkani nuk ka mbrojtë që disa vjet poashtu edhe Muriç. Megjithatë po e përsëris që nuk është problem. Kjo është në dorën e përzgjedhësit” shprehet Halimi.

24 vjeçari ka pasur disa oferta për tu larguar nga Olimpik Donetsk por shprehet i përkushtuar që të vazhdojë karrierën te ky klub.