Paris Saint-Germaini ka barazuar mbrëmë (e diel) në derbin e javës në kampionatin francez me skuadrën e Lille.
Kryeqytetasit janë ndalur në barazim 0:0 nga Lille në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.
Por, ky rezultat ka mundur të ndryshohej në minutën e 77-të me futbollistët e Lille që dolën përpara në një kundërsulm me katër futbollistë.
“Heroi” që PSG-ja nuk pësoi ishte mbrojtësi Kimpembe që ndali këtë aksion në mënyrë fantastike.
Ndërhyrja e tij e largoi rrezikun që i kanosej portës së “Parisienëve”
Ndryshe, Paris Saint-Germaini me këtë pikë ndodhet në pozitën e tretë me 32 pikë, ndërsa Lille është e para me vetëm një pikë më shumë.