Milani po pret me padurim rikuperimin e Zlatan Ibrahimoviqit, por pa nxituar me kohën e rikthimit, duke qenë se sulmuesi tashmë është dashur të ndalej dy herë në 45 ditët e fundit.

Ndërkohë, për t’u shëruar më mirë, Ibrahimoviqi fluturoi drejt Suedisë për të kaluar disa ditë pushimesh dhe festash me familjen e tij.

Kjo ishte gjithashtu një mundësi për të blerë një pyll, me sipërfaqe prej një mijë hektarësh.

Pylli do t’i kushtonte rreth 3 milionë euro. Ibra tashmë ka marrë leje për të gjuajtur dhe peshkuar aty, dy nga pasionet e tij në mjedis të hapur.

Një hapësirë e madhe pyjesh, të cilën Ibrahimoviqi do ta shfrytëzojë për pasionet e tij dhe projektet e ardhshme. Ndërkohë, Milani e pret atë në Milanello sot ose nesër.

Pylli ndodhet në një fshat, në kufi me Norvegjinë, që quhet Åre. Një destinacion popullor për familjen mbretërore të vendit skandinav.