Në qytetin e Milanos ka reshje të mëdha të borës, por Zlatan Ibrahimovic po dëshmon që ai nuk i frikësohet aspak elementeve të natyrës, transmeton VAR Kosova.
Në stilin e deputetit të Kosovës, Bekë Berishës, ylli suedez është futur në borë vetëm me të brendshme, si dhe ka dëshmuar këtë veprim në rrjetet sociale.
Suedezi 39 vjeçar momentalisht është jashtë fushave të blerta me një lëndim muskular, të cilin është duke e kuruar me shtrirje në borë, teksa temperaturat janë nën zero gradë.
Në videon e postuar në mediat sociale, Ibrahimovic, e ka përcjell edhe me shkrimin “Zanremo”, duke referencuar paraqitjen e tij në festivalin e muzikës, Sanremo.