Mbrojtësi kroat, Dejan Lovren, ka shënuar një gol qesharak në portën e tij në kampionatin rus.

Skuadra e Lovrenit, Zeniti, ka triumfuar në shtëpi ndaj Spartakut të Moskës me rezultat 3:1 në javën e 19-të kampionale.

Goli i vetëm i mysafirëve erdhi nga ish-lojtari i Liverpoolit, Dejan Lovren, që shënoi me gjoks në portën e tij.

Po luhej minuta e 22-të, derisa Lovreni u mundua ta ndalte topin me gjoks dhe t’ia gjuante portierit të skuadrës, por që topi shkoi në rrjetë për t’i barazuar shifrat në 1:1.

Goli i Lovrenit është bërë viral në rrjetet sociale dhe po cilësohet si një nga golat më qesharak të vitit.