Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier ka vdekur në moshën 73-vjeçare, raportojnë mediat në Francë.

Houllier ka vdekur sot (e hënë) në orët e para të mëngjesit.

Hollier ka punuar në të kaluarën edhe me Aston Villan dhe Paris Saint-Germainin.

Ish-trajneri i “The Reds” do të mbahet mend më së miri për gjashtë vitet që i kaloi në “Anfield” midis vitit 1998 deri më 2004.