Sulmuesi serb, Luka Jovic, nuk ka arritur që të zë vend në formacionin e trajnerit francez Zinedine Zidane.

Prej kur u transferua në Madrid nga Bundesliga, 22-vjecari ka shënuar vetëm dy gola.

Megjithatë, skuadra italiane që aktualisht kryeson tabelën në Serie A, AC Milan, është duke shpresuar që ta transferojë sulmuesin.

Skuadra italiane tenton ta huazojë serbin fillimisht dhe pastaj ta bëjë lojtar të vetin.

Duke para moshën e Zlatan Ibrahimovic, drejtuesit e Milan, synojnë ta marrin Jovic si zëvendësues të suedezit./VAR Kosova/