Superliga e Kosovës vjen me super-ndeshje në xhiron e dhjetë, ku spikat ndeshja Gjilani – Feronikeli.
Ndërkaq, ndeshja tjetër e rëndësishme do të jetë edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Dritës që luhet në Podujevë.
Për takimin Gjilani – Feronikeli, drejtësinë do ta ndajë Selim Isufi me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtar i katërt Dardan Caka.
E në takimin e Llapi- Drita gjyqtarët do të jenë, Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.