Jose Mourinho ka komentuar humbjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit.

“I kam thënë Jurgenit se skuadra më e mirë ka humbur, por ai nuk ishte dakord. Kemi qenë shumë afër fitores, afër barazimit dhe në fund kthehemi në shtëpi me një humbje”, ka thënë portugezi për Amazon Sport.

“Edhe barazimi do të kishte qenë një rezultat i keq për ne, jo më humbja. Kemi bërë një paraqitje të mirë, gjithsesi. Natyrisht kemi bërë gabime, ka shumë gjëra për të përmirësuar, por rezultati ka qenë i padrejtë”.

“Skuadra ishte e shkëlqyer dhe Liverpool nuk më është dukur një skuadër fituese, kampione e Anglisë, Evropës dhe botës. Megjithatë, në fund, ka rëndësi vetëm rezultati”.