Liverpool është i vendosur të bëjë një goditje në mbrojtje në merkaton e janarit. Jurgen Klopp dëshiron një mbrojtës për të përballuar sezonin pas dëmtimeve të shpeshta dhe preferencat e tij janë nga kampionati gjerman.
Pas futbollistit të Leipzig, Dayot Upamecano, ideja më e fundit është Ibrahima Konate nga e njëjta skuadër, teksa në garë për 21-vjeçarin është edhe Arsenal.
Konate po shkëlqen dhe pritet të jetë e ardhmja e mbrojtjes së Francës, ndaj Klopp nuk dëshiron ta humbasë këtë rast duke shtyrë drejtuesit të bëjnë një ofertë afro 40 milionë euro për kartonin e lojtarit.