Ishte një nga lojtarët e fundit, zbulim i Serie A. Marash Kumbulla, së bashku me Rrahmanin i bëri tifozët e Verona të ëndërrojnë, me superparaqitje në mbrojtje.

Një vit si ky nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e emrave të mëdhenj, me Romën që i kaloi të gjithë, duke e veshur verdhekuq shqiptarin në verë.

Për Kumbullën, sezoni 2020-2021 nuk ka qenë deri më tani emocionues për shkak të koronavirusit dhe zgjedhjeve teknike të trajnerit Fonseca, por duke pasur parasysh moshën e tij të re (lindur më 2000), ka të gjitha limitet për përmirësim.

Në pritje të kthimit në fushë për 2021, qendërmbrojtësi shqiptar ka zbuluar frymëzimin e tij të madh.

Kumbulla, në fakt iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga fansat në Instagram, duke theksuar se gjithmonë ka ndjekur si model Giorgio Chiellini: “Nga cili mbrojtës frymëzohem më shumë nga mënyra se si luaj? Që në moshë të vogël kam dashur të bëhem si Chiellini”.

Duke folur për Juventusin, Kumbulla zbuloi gjithashtu se kishte luajtur ndeshjen e tij më të mirë kundër bardhezinjve, sezonin e kaluar: “Verona-Juventus, një nga ditët më të mira të jetës sime”.

Shkurtin e kaluar, në fakt, Hellas Verona kishte tuar 2-1 ndaj Juventusit, Së bashku me autorët e golave; Borini dhe Pazzini, Kumbulla ishte më i miri në fushë.