Mbrojtësi shqiptar i AS Romës, Marash Kumbulla gjatë ditës së sotme ka vizituar spitalin e qytetit të Romës, INMI Spallanzani, duke shpërndarë ndihma dhe shprehur falenderime për kontributin e madh të stafit mjekësor në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
“Ndihem mirë që jam këtu pasi jam duke ndihmuar njerëzit që shpëtojnë jetë”.
“Të gjithë ne kemi pasur një vit të vështirë, por ka njerëz që punojnë shumë më teper sesa që supozohet, duke mbajtur ndërrime me nga 12 apo 14 orë në ditë, ndaj jemi këtu që të shprehim mirënjohje dhe mbështetje për këta persona” – u shpreh ai.
Kujtojmë që Marash Kumbulla ishte infektuar me Covid 19, por që fatmirësisht e ka tejkaluar pa komplikime shëndetësore./VAR KOSOVA/



























