Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, do ta bëjë shpalljen e “Laureatëve të vitit 2020.
Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE të FFK-së dhe Laureatët e vitit 2020, raporton Sheshi, përcjellë VAR KOSOVA.
Tashmë gjithçka është gati dhe ceremonia pritet të jap emrat që janë veçuar gjatë këtij viti si futbollisti më i mirë i Kosovës, futbollisti më i mirë i Superligës, ekipi më i mirë i Superligës, gjyqtari më i mirë e shumë shpërblime të tjera.
Gazeta “Sheshi” e ka mësuar ekskluzivisht “Formacionin e Vitit” nga votat e dhjetë trajnerëve të Superligës.
11-shja e vitit: Faton Maloku, Armend Thaqi, Leutrim Bekteshi, Ardian Cuculi, Arbër Potoku, Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Gerhard Progni, Xhevdet Shabani, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.
Ndërkohë, trajner i vitit është zgjedhur Ardian Nuhiu.